Falimenton ”Germania Air ”njoftimi vjen nga kompania

Kompania ajrore me bazë në Berlin, “Germania” ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka anuluar të gjitha fluturimet me efekt të menjëhershëm, ka njoftuar kompania të martën në mëngjes.

Kompania që ka 37 aeroplanë ka pasur fluturime të zakonshme kryesisht nga Mesdheu, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme drejt Gjermanisë. Ajo kishte thënë se ka pasur rreth katër milionë pasagjerë në vit.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke në njoftim. “Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër pos që të kërkojmë falimentimin”.

Kompania ka fajësuar “zhvillimet e paparashikuara” për dështimin financiar dhe rritjen e çmimit të kerozinës në verën e vitit të shkuar, krahas rënies së euros në raport me dollarin, transmeton Koha.net.

Balke më tej ka thënë se ndihet keq për efektin që do të ketë ky hap te punëtorët e kompanisë si dhe ka kërkuar falje për anulimin e fluturimeve.

“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.StrugaLajm

Nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flag” dhe “Bulgarian Eagle”.

Ndërkohë ka reaguar edhe aeroporti i Prishtinës. Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka thënë se “Germania” është ndër operatorët ajrorë me prezencë të madhe në këtë aeroport.

“Javën e kaluar ishim të informuar se janë tejkaluar vështirësitë financiare, por sot me keqardhje morrëm lajmin se njëri nga operatorët ajror me prezencë mjaft të madhe në Aeroportin e Prishtinës, njëherësh njëra nga kompanitë ajrore më të rëndësishme në Gjermani nga sot ka ndaluar fluturimet. Kompania ajrore Germania ka paraqitur para autoriteteve në Gjermani situatën e saj financiare dhe pamundësinë e kryerjes së pagesave që për rrjedhojë rezulton me ndalim të fluturimeve. Në njoftim të kompanisë ajrore Germania theksohet se kompania zvicerane Germania Flug e cila operon në aeroportin e Prishtinës nuk afektohet nga kjo situatë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...