Nga Zvicra në Itali për ti thënë “po” njëri-tjetrit në Horën e Arbëreshëve

Dy të rinj nga Kosova me banim në Zvicër, kanë udhëtuar në Horën e Arbëreshëve për ti bërë premtimin e dashurisë njëri-tjetrit. Ka qenë dëshira e madhe e tyre për tu njohur nga afër me kulturën arbëreshe çka i ka shtyrë dy të rinjtë shqiptarë të udhëtojnë shumë kilomentra larg.

Alma dhe Milazim përveç dëshirës për të njohur vendin, dëshironin përvojën e plotë arbereshe ndaj edhe kanë kërkuar të vishen me kostumet tradicionale arbëreshe.

Alma veshi fustanin ​​të cilin e mbajnë shumë vajza arbëreshe dhe Milazimi kostumin e djemve. Ky udhëtim dhe propozimi në Horën e Arberëshëve, ishte një ëndërr e bërë realitet për vajzën shqiptare.StrugaLajmStrugaLajm

“Një emocion i madh për mua, falënderoj përzemërsisht arbëreshët që na ndihmuan pa hezitim. Siguruan këtë veshje të bukur, dhe serenatat e magjishme” është shprehur arbëreshi Giorgoi që ndihmoi çiftin në këtë eksperiencë.StrugaLajm

Një përvojë e bukur e paharrueshme për një çift shqiptar që edhe pse jeton në Zvicër nuk harron origjinën dhe mban gjallë dashurinë për kulturën dhe traditat. Arbëreshët u treguan të gatshëm për tja bërë edhe më të bukur këtë ditë dy të rinjve./BotaSot

In : Aktuale

Loading...
loading...