Ngacmimet seksuale, sociologët: Nuk është difekt kulturor, por krim

Duket sikur çdo gjë negative në mesin e shoqërisë tonë vetëm rritet, ndërsa ato pozitive kanë ngrirë.

Një 40-vjeçar me banim në Elbasan, u arrestua të martën pranë Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet me akuzën e ngacmimit seksual.

Ai u vu në pranga nga patrulla e komisariatit nr. 1, pas denoncimit të qytetarëve. Të premten edhe një 30-vjeçar në Berat u arrestua me akuzën e veprave të turpshme ndaj një 17-vjeçareje. Referuar stastistikave, gjatë këtij viti janë regjistruar 44 raste të krimeve me natyrë seksuale.

Madje sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të 2018-s, janë evidentuar 31 raste, 9 më shumë, krahasuar me të periudhë të një viti më parë. Nga këto, 8 prej tyre i përkasin veprës penale “Vepra të turpshme”. Fenomeni shikohet me shqetësime dhe nga ekspertët.StrugaLajmStrugaLajm

Gëzim Tushe u shpreh për Top Channel:

Mua më vjen keq ta them që shtimi i këtyre manjakëve nuk i bën mirë shëndetit të shoqërisë shqiptare. Por duhet të kuptojmë që nuk kemi të bëjmë me një difekt kulturor, por me një formë të shëmtuar të kriminalitetit.”StrugaLajm

Por në Shqipëri mungojnë edhe politikat për rebalibilitimin e këtyre individëve që në shumicën e rasteve janë përsëritës.

Më tej Gëzim Tushe shton për TCH:

Besoj se ka ardhur koha dhe shpresoj që së shpejti do kemi institucione të reja për trajtimin, humanizimin, rehabilitimin e këtyre maniakëve, sidomos të moshave të reja që kanë mundësi të korrigjojnë sjelljen e tyre seksuale.”

Megjithatë referuar statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, ka edhe shumë raste kur akuzat për ngacmim seksual pushohen, pasi në vitin 2017 në gjykata kanë përfunduar vetëm 55 çështje penale ndërsa në vitin 2016 , 70 çështje.

In : Aktuale

Loading...
loading...