Ngjarje e pazakontë në Strugë :Hajdutët në Livadhi vjedhin makinën që transporton të vdekurit me gjithë tabut!

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në fshatin Livadhi të Strugës. Siç informohet Strugalajm.com hajdutët kanë arritur të vjedhin furgonin që transporton të vdekurit me gjithë pajisjet që shfrytëzohen për varrim si dhe tabutin e xhenazeve njofton Këshilli i Xhamisë të këtij vendbanimi. “Ju informojmë se na ka ndodhur një rast i turpshëm në fshatin tonë. Kombja e xhenazeve është vjedhur prej te varrezat e reja (te komora). Me gjithë komben është vjedhur edhe tabuti i xhenazeve, kazanat për larje dhe gjëra të tjera të nevojshme për raste xhenazesh. Rasti është paraqitur në polici, nëse dikushi mund të na jape ndonjë informatë ju lutemi të paraqiteni te këshilli i xhamisë”theksojnë nga ky Këshillë. (Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...