BLENDI PETROL
Aktuale

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në shtëpi, u vetëflijuan se besonin te ringjallja

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslym Keta”. Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç, janë gjetur të pajeta brenda banesës së tyre. Po ashtu mësohet se edhe vajza tjetër e familjes është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Ajo quhet Blerta Josifi 34-vjeç.

Sipas “BalkanWeb” nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe janë vetëflijuar. Duket se ato kanë ndërmarrë aktin e rëndë pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë. Madje dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë, por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot. Kohët e fundit ato ishin përballur edhe me një lajm të trishtë. Kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i vajzave, i cili nuk kishte arritur të komunikonte dot me to. /News31.al

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button