Nikolla Gruevski i shqetësuar për paralajmërimet e LSDM-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski konsideron se LSDM-ja me paralajmërimin se do ta heqë taksën radiodifuzive dëshiron ta partizojë servisin publik Radio-Televizioni i Maqedonisë dhe të vendosë kontroll të plotë mbi të duke e vendosur tërësisht drejt financimit të plotë përmes buxhetit. Heqja e taksës radiodifuzive, konsideron Gruevski, nuk do t’i zgjidhë problemet ekonomike të qytetarëve.

“Problemet ekonomike të qytetarëve zgjidhen me investitorë të rinj të cilët hapin vende të reja të punës dhe e zvogëlojnë numrin e të papunëve, ndërsa me këtë i detyrojnë punëdhënësit t’i rrisin pagat dhe atë që të rritet standardi jetësor. Kjo është gjëja kryesore për përmirësim të standardit të qytetarëve, e jo t’u pezullohet ose jo taksa radiodifuzibe, që do të bëhet ashtu që do të paguhet nga buxheti, ndërsa nga ai do të shkurtohen mjete për disa investime të tjera të rëndësishme”, deklaroi Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Makedonska Kamenicë.

Nëse diçka çon drejt kontrollit të tërësishëm të Qeverisë ndaj Radio-televizionit të Maqedonisë, theksoi Gruevski, është pikërisht kjo që ai tërësisht të varet nga të hollat e buxhetit./MIA/StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...