Nikollovski e “lëkundi” koalicionin, BDI nuk bllokon ligje dhe nuk e sheh veten në opozitë

“Asgjë ndryshe nuk thashë tani. Unë them se ende jam i bindur se atë që e kemi dakorduar do ta realizojmë dhe se kjo është gjëja më e mirë për shtetin dhe qytetarët”, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Pas deklaratës së sekretarit gjeneral të LSDM-së, Lupço Nikollovski në “Klik Plus”, janë lëkundur relacionet partiake dhe ato të koalicionit.

“Në qoftë se nuk ka epilog për të gjitha ligjet kyçe dhe sistematike që janë të rëndësishme për vendin dhe ardhmërinë e qytetarëve, ka gjasa që të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Ljubço Nikollovski.
-A do të thotë kjo se BDI-ja shkon në opozitë?

“Në qoftë se ka pengesa për këto ligje, shkelet marrëveshja dhe Ligji për Qeveri, që do të thotë se ndoshta kjo, por ndoshta edhe ndonjë qeveri tjetër”, u përgjigj ai.

Në vijë të njëjtë është edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili shtoi se nëse ka nevojë sërish do të bisedojnë me BDI-në.

“Në qoftë se zgjidhjeve u bëhen pengesa, atëherë do të ulemi dhe do të bisedojmë si do të jetë më tutje”, theksoi Spasovski.

Por, çfarë marrëdhëniesh kanë me BDI-në dhe a ka kushtëzime?

“Ne kemi relacione korrekte me BDI-në. Unë pres që ashtu siç e nisëm këtë koalicion, ashtu edhe ta përfundojmë sa u takon këtyre zgjidhjeve ligjore”, potencoi Spasovski.StrugaLajm

Partneri i koalicionit, BDI, thotë se nuk janë kundër asnjë ligji dhe se partia e tyre kurrë nuk do të jetë në opozitë. Sipas Grubit, çdokush mund të bëjë përllogaritje, duke porositur se BDI-ja është faktor përcaktues.

“BDI-ja shihet në pozitë të një faktori përcaktues sot, nesër, pasnesër, kurdo që të jetë. E drejta e tyre legjitime është të shqyrtojnë opsione. Ne e dimë se tani ne jemi faktor përcaktues dhe se më 13 prill do të jemi faktor absolut përcaktues, ashtu siç ishim edhe në dhjetor të vitit 2016”, deklaroi Artan Grubi nga BDI-ja.

E gjithë kjo situatë filloi pasi Kiracovski nga radhët e LSDM-së në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Xhaferi duhet ta kryejë punën e tij ashtu siç duhet dhe menjëherë ta pranojë kërkesën e kryeministrit teknik për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Ndaj kësaj, Xhaferi u përgjigj se ai nuk ka profil në Fejsbuk dhe se është një politikan i cili nuk komunikon përmes rrjeteve sociale.

“Kritika kishte edhe nga Muhamed Zekiri, i cili gjithashtu përmes Fejsbukut porositi se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja punojnë kundër sjelljes së Ligjit për Prokurorinë Publike”, theksoi Xhaferi.

In : Aktuale

Loading...
loading...