Nis llogaritja verore e kohës

Me zhvendosjen e shigjetave të orës për një orë përpara mbrëmë në orën dy të mesnatës filloi llogaritja verore e kohës.

Llogaritja verore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në mars dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit në tetor, kur sërish fillon llogaritja dimërore e kohës. Këtë vit llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 30 tetor në orën 3 pas mesnate.

Përveç tek ne. llogaritja verore e kohës do të zbatohet edhe në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi.

Llogaritja sezonale e kohës, përveç në Evropë, zbatohet edhe në shumicën e vendeve nga Amerika Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë shtete të tjera të botës.StrugaLajm

Со скриени рецепти за здравјето на вашата простата, бидете повторно активни….
Parlamenti evropian më 4 mars 2019 votoi të hiqet llogaritja sezonale e kohës prej vitit 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka sjellë vendim përfundimtar, kështu që nuk është e sigurt se kur do të jetë zhvendosja e fundit e shigjetave të orës në BE.

Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Kore të Jugut, as në vendet e kontinentit afrikan.

In : Aktuale

Loading...
loading...