Nis viti shkollor në shkollën shqipe të Qendrës shqiptare të Nju Xhersit

NJË FILLIM I MBARË I VITIT TË RI SHKOLLOR 2020/2021

                
 Në shkollën shqipe të Qendrës Kulturore Shqiptaro – Amerikane të Riverdellit, në prani të prindërve e të stafit të shkollës filloi viti i ri shkollor 2020/2021. Pas një pauze disa mujore, shkaku i pandemisë, shkolla shqipe e Riverdellit në Nju Xherzi, sërish hapi dyert për nxënësit por gjithnjë sipas standardeve të parapara nga shtetit i Nju Xherzit. Këto masa mbrojtëse, u morën nga Kryetari i Qendrës Burim Zhuta dhe Kryesia e Qendrës. Klasat u mbushën me nxënës, buzëqeshja u kthye në fytyrat e tyre të njoma. Gumëzhinte shkolla nga zërat e tyre.



               Drejtoresha e shkollës Gonxhe Meta, mësueset Valdete Cenalia,Vjollca Myrtaj, Lindita Shahinaj, Blerina Karriqi dhe prof. Bexhet Asani sistemuan nxënësit nëpër klasa sipas grup moshave. Edhe këtë vit pati një interesim të madh të prindërve që fëmijët e tyre të vijonin shkollën në Qendrën tonë. Mësimi filloi pa kurrfarë vështirësish. Është ky një fillim i mbarë i vitit të ri shkollor. Meqë janë ditët e para dhe të mos jenë orët e para të ngarkuara.
              Kryetari i Qendrës Burim Zhuta tanimë një humanist i njohur edhe amerikanët, ishte kujdesur që të sponsorizonte një piktore, me qëllim që gjatë kohës së pushimit të pikturonte figura në fytyrat e nxënësve sipas dëshirës së tyre. Në fytyrat e tyre, piktorja vizatonte lule, kafshë, insekte e deri te simboli ynë kombëtar shqiponja. U krijua një atmosferë e hareshme dhe e gëzueshme. Ndërkohë për ushqimin e tyre ishte kujdesur si gjithmonë Piceria Ameti, me pronar Shpendim Ametin.
                 Një fillim i mbarë i vitit të ri shkollor 2020-2021. Mirë thotë populli: “Dita e mirë shihet që në mëngjes!”
                 Ju priftë e mbara në mësimdhënie e mësimnxënie mësuese të nderuara e nxënës të dashur!

2StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...