BLENDI PETROL
Aktuale

Nisi afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione për qumështin

Filloi afati për dorëzimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopëve, deleve dhe dhenve në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2017 dhe do të zgjasë deri më 16 maj të vitit 2018, informojnë nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Siç citohet në kumtesën e Agjencisë, vlera e përkrahjes arrin katër denarë për një litër për qumështin e dhive dhe deleve dhe 3,5 denarë për një litër për qumështin e lopëve. Kërkesat dërgohen në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është regjistruar ekonomizim bujqësor.

Gjithashtu, më 16 maj të vitit 2018 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për pula të vendosura në kapacitetet e prodhimtarisë së vezëve në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2017.

Vlera e përkrahjes arrin 100 denarë për pula të blera dhe të vendosura në vendet kultivuese të pulave për prodhimtarinë e vezëve. Kërkesat dorëzohen në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, personalisht ose nëpërmjet postës.

Formulari për dorëzimin e kërkesës si dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të merret në Agjenci ose në ueb faqen: www.ipardpa.gov.mk, në fushën e “Pagesa të drejtpërdrejta 2018”, “Formularë”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button