Nisin punimet për ujësjellësin nê pjesën e poshtme të Ladorishtit

 

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me drejtorin e NPN Proaqua – Strugë z. Jeton Shaqiri sot ishin në teren dhe ndoqën nga afër nisjen e punimeve për ujësjellësin në pjesën e poshtme të f. Ladorishtë. Ky projekt është investim i përbashkët i Komunës së Strugës dhe Byrosë për zhvillim rajonal të R. së Maqedonisë.

Me këtë aktivitet planifikohet që një pjesë e f. Ladorisht të fitojë linjë të re për ujësjellës në gjatësi prej 1.000m. Është planifikuar që punët e ndërtimit të cilat filluan sot të përfundojnë deri në fund të këtij muaji.StrugaLajmStrugaLajm

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e StrugësStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...