Një ditë festë, tre ditë pushim në Ballkan

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve  sivjet rastis të bie të dielën, por për të në disa vende të Ballkanit do pushohet edhe nga 3 ditë.

Kështu të paktën shihet në kalendaret e festive zyrtare për vitin 2022.

Në Malin e Zi, në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë, pushohet më 1, 2 e 3 maj

                                                                                                                                                 Kalendari i festave i Malit të Zi

Në Slloveni 1 e 2 maj.StrugaLajmStrugaLajm

Në Kosovë e Maqedoninë e Veriut më 2 maj, derisa e diela nuk përmendet si e lirë.

Ndërsa në Shqipëri e Kroaci, pushohet vetëm me 1 maj, pra të dielën.StrugaLajm

Ndërkohë, në disa nga këto vende, shënohet edhe festa e Fitër Bajramit që me kalendar është të hënën e 2 majit.

Në Malin e Zi, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci, në Serbi e në Maqedoninë e Veriut bashkohet me festën e 1 majit, andaj shënohet të hënën.

Në Kosovë, ndërkaq, për këtë festë fetare pushohet një ditë më pas, meqenëse më 2 maj është pushimi i 1 Majit.

Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, festat shënohen vetëm në datat e tyre, dhe nuk ka pushim shtesë nëse ato rastisin në fundjavë.

In : Aktuale

Loading...
loading...