Aktuale

Një gjarpër futet në Parlamentin e …

Seanca e rregullt e Parlamentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, e cila duhej të mbahej sot në Sarajevë, është anuluar për shkak të një incidenti të pazakontë që ndodhi para nisjes së saj – shfaqjes së një gjarpri në sallën e mbledhjeve.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dhoma e Popullit e Parlamentit të FBiH, në sallën ku zhvillohen seancat është vërejtur një gjarpër, ndaj është kërkuar që hapësira të kontrollohet imtësisht nga shërbimet kompetente për të garantuar kushte të sigurta për zhvillimin normal të punës së organit ligjvënës.

Pas incidentit, kryetari i Dhomës së Popullit të Parlamentit të FBiH, Tomislav Martinoviq, kërkoi një hetim të plotë nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme dhe Shërbimi për Çështje të Përbashkëta të institucioneve të Federatës.

“Sigurimi i kushteve të përshtatshme për funksionimin normal të organeve ligjvënëse është parakusht thelbësor. Delegatët dhe opinioni publik do të njoftohen për datën e re të seancës,” thuhet në njoftim.

Ndryshe, momenti bizarr është fotografuar nga një fotoreporter i portalit Klix.ba, i cili kapi pamjen e gjarprit në dyshemenë e sallës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button