Një grua nga Maqedonia mbytet në Greqi

Një shtetas i Serbisë dhe një shtetase e Maqedonisë janë nxjerrë pa ndjenja nga deti gjatë ditës së djeshme, në pjesë të ndryshme të Halkidikit dhe më pas janë shpallur të vdekur.
Të enjten, më 19 qershor 2025, pasdite, autoritetet e portit të Neos Marmarasit janë informuar për gjetjen e trupit të një gruaje 77-vjeçare, shtetase e Maqedonisë, në det, në pjesën përballë plazhit Metamorfosi, në Sitonia.
Gruaja është transportuar menjëherë me autoambulancë të EKAB-it në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaosit, ku është konstatuar vdekja e saj.
Sipas mediave lokale, Njësia e Tretë e Portit të Neos Marmarasit nga Komanda e Portit Jerisos po zhvillon një hetim paraprak për rastin, ndërsa trupi do t’i nënshtrohet autopsisë në laboratorin forenzik dhe toksikologjik.
Disa orë më vonë, gjithashtu pasdite, autoritetet e portit të Nea Moudanias janë informuar për gjetjen e një burri të huaj 73-vjeçar, shtetas i Serbisë, në det përballë plazhit Polichronos, në komunën e Kassandra-s.
Edhe ai është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Kassandra-s, ku është konstatuar vdekja e tij. Hetimi paraprak për këtë rast po zhvillohet nga Njësia e Dytë e Portit të Nea Moudanias, nën Komandën Qendrore të Portit të Selanikut, ndërsa trupi do të dërgohet në Shërbimin Forenzik të Selanikut.