Aktuale

Një hap për të ardhmen – Mendi Qyra premton ndërtimin e çerdhes moderne në Llabunisht!

Një lajm i gëzueshëm për prindërit dhe banorët e Llabunishtes! Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka prezantuar një nga projektet e tij më të veçanta dhe më me zemër – ndërtimin e një çerdheje moderne që do t’u ofrojë kushte bashkëkohore 300 fëmijëve të këtij vendbanimi të madh.

“Ky projekt nuk është thjesht ndërtim i një objekti, por ndërtim i së ardhmes. Një hap drejt përfshirjes në edukimin e hershëm, për çdo fëmijë që meriton të rritet mes kujdesit, dashurisë dhe mundësive të barabarta”, – thekson Qyra.

Çerdhja e re në Llabunisht do të ndërtohet sipas standardeve moderne të sigurisë dhe komoditetit, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe edukativ për më të vegjlit. Projekti pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në qytet, pasi do të ulë ndjeshëm listat e pritjes në çerdhet e Strugës dhe do t’u sjellë lehtësi shumë familjeve që kanë vite që presin një zgjidhje të tillë.

Ky investim shihet si një projekt me zemër, që synon jo vetëm ndërtimin e mureve të reja, por edhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe komunitetin e Llabunishtes.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button