Një histori suksesi nga Struga:Fitim Ismaili dhe Leotrim Elmazi themeluesit e”MangoSoft” zgjodhën qëndrimin dhe jo migrimin

Një shkrim nga Strugalajm.com

Në Strugë, dhe jo vetëm tema më e diskutuar është migrimi i cili ka prekur pothuajse të gjithë shoqërinë .Largohen familje të tëra që janë në kufirin e varfërisë ashtu edhe ata që e kanë një mirëqënie të konsoliduar. Shumë syresh që largohen pavarsisht që e kanë punën e sigurtë apo nga pikpamja financiare qëndrojnë mirë të gjithë në një zë të thonë se largohen për të mirën e fëmijëve dhe këtu nuk e gjejnë prespektivën dhe motivin për të qëndruar, sepse në themel sipas tyre është ndërtuar një shoqëri e padrejtë dhe e korruptuar me arsim të shkatërruar dhe mundësi të cunguara nga politikat e gabura . Migrimi është një temë e gjërë e cila do të duhet të analizohet mirë në funksion të ndërtimit të strategjive si nga ata që kanë pushtetin por edhe ata që pretendojnë të vijnë sepse me fjalë boshe dhe pa vepruar u provua se nuk ka asnjë rezultat sepse boshatisja e Strugës po rezulton e frikshme ashtu sic tregoi edhe regjistrimi .Por, fatmirësisht për Strugën jo të gjithë duan të largohen .

Një histori suksesi nga Struga

Fitim Ismaili dhe Leotrim Elmazi janë dy të rinj nga Struga që shpresat nuk i varën te migrimi apo para dyerëve të pushtetit dhe te partitë politike duke bërë militantin apo servilin e radhës për të siguruar një vend punë .Ata përvec se janë shokë të përbashkët kanë edhe profesionin e IT-së dhe tashmë prej disa vitesh udhëheqin një kompani nga fusha e informatikës me një spektër të gjërë shërbimesh ”MangoSoft” e cila jep shërbime nga fusha e IT-së jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë botën falë lehtësisë së komunikimit .Fitimi, tregon se pasi mbaroi fakultetin e Informatikës në Zvicër dhe kthimit në vendlindje, gjithmonë synim kishte të qëndrojë në Strugë dhe të kontribojë këtu pavarsisht që gjatë gjithë kohës ka patur kërkesa pune që të vazhdojë të punojë jashta Maqedonisë, kjo falë edhe profesionit të tij që është një nga më të kërkuarit në tregun e punës në rang botëror.Këtë qasje, tregon ai e gjeti edhe te Leotrim Elmazi dhe bashkë vendosën të themelojnë ”MangoSoft” dhe nga viti në vit shohin se si krijesa e tyre po rritet dhe po zhvillohet.Fillimi ishte i vështirë tregojnë dy të rinjt strugan por falë angazhimit maksimal ata tashmë kanë konsoliduar kompaninë dhe ofrojnë punë për 12 të rinj nga Struga.Në fillim ishim të dy por gradualishtë ekipit tonë i bashkohet edhe Berat Ajredini me master ne fushën e IT-së, dhe të rinj të tjerë, tregojnë njëzëri Fitimi dhe Leotrimi.Ata theksojnë se objeketivi i ”Mango Soft”është që përvec se të rris kapacitetet të ofrojë edhe paga të mira në mënyrë që të punësuarit të ndjehen të motivuar dhe të kënaqur .Prej kur e themeluam kompaninë ishim të përcaktuar që nuk ka kthim prapa pavarsishtë vështirësive që do dalin gjatë ecurisë së MangoSoft të thonë ata.

Cfarë është ”Mangosoft”

MangoSoft është një kompani private që operon në tregun botëror të Teknologjisë së Informacionit. MangoSoft pret të tërheqë interesin e klientëve të rregullt besnikë me nevojat e tyre të personalizuara. ” Ne synojmë të ofrojmë shërbimet tona me një cmim konkurues për të përmbushur kërkesat te nje game të gjerë klientesh.Ekipi ynë i përkushtuar ofron zgjidhje dhe shërbime që krijojnë vlerë të vërtetë biznesi. Ne përdorim teknologjitë më të avancuara si JavaScript, React.js, AngularJS, Node.js etj.
Disa nga klientët tanë të shquar përfshijnë biznese të mesme dhe të mëdha të vendosura në të gjithë botën.
Synimi ynë është të jemi një nga lojtarët më të mirë në treg duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë tona dhe të klientëve tanë. Ne të gjithë përpiqemi me përsosmëri te mbështesim njëri-tjetrin për të arritur kete”përfundojnë themeluesit e MangoSoft.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...