Aktuale

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Ohër–Kërçovë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, pranë aeroportit të Ohrit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit nga Ohri si dhe patrullat e policisë së trafikut, të cilët kanë kryer procedurat e nevojshme hetimore dhe të ndihmës emergjente.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button