BLENDI PETROL
Aktuale

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në aksident

Një person e humbi jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar më lehtë në tetë fatkeqësi komunikacioni të[ rtegjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore sanksionoi 95 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërkaq përjashtoi nga komunikacioni dy vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin në ndikim të alkoolit, 14 para se të marrin patent shofer, tre fillestarë dhe tre të tjerë. MPB informon se nga komunikacioni janë përjashtuar 13 automjete të paregjistruara, 194 automjete të cilat ishin parkuar në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të specializuar janë mënjanuar 55 automjete. Dy vozitës kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe, një vozitës nuk ka dhënë përparësi kalimi për kalimtarët në vendkalimin për kalimtarë, përderisa pesë vozitës kanë tejkaluar në mënyrë të palejuar. Një vozitës nuk u ka dhënë përparësi kalimi për kalimtarët, tre janë reshtuar në mënyrë të parregullt, një ka tejkaluar në mënyrë të parregullt, ndërsa tre vozitës nuk kanë dhënë përparësi kalimi automjetit në zonë të udhëkryqit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button