BLENDI PETROL
Aktuale

Një ish-kryetar tjetër komune në Maqedoni përballet me padi, keqpërdorime me derivatet e naftës (FOTO)

Një tjetër kryetar komune në Maqedoni përballet me drejtësinë, pasi që ndaj tij është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të buxhetit të komunës dhe kompetencave zyrtare.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Kavadarit, Aleksandar Panov, ish-kryetarin e komunës dhe dy punonjës të tjerë, të cilët ngarkohen me akuzën e njejtë se kanë marrë pjesë në keqpërdorime.

Sipas atakuzës, Panov dhe nëpunësit komunal gjatë periudhës 2012-2016 kanë përgatitur dokumente dhe kanë përdorur kartelën bankare në emër të komunës për tu furnizuar me derivate të naftës.

Por ata këtë e kanë bërë edhe për qëllime private. Ashtu që me të njejtën kartelë dhe faturat e komunës, ish-kryetari Panov ka vozitur edhe makinën e tij private. Në këtë mënyrë, buxheti i komunës është dëmtuar për qindra mijëra euro. (INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button