Një ligë unike , një Kombëtare

 

Rezultatet e dobëta të përfaqësuses së Kosoves në Futboll ku u gozhdua e fundit e bëjnë urgjente që ne të kemi veç një kombëtare në futboll Shqipërinë e cila na përfaqeson të gjithë.

UEFA FIFA nese ka vullnet nga dy federatat tona respektive do ta pranonin këtë siç do ta pranonin edhe ligën unike në futboll me skuadra edhe nga Ilirida Malesia e Kosova Lindore .

Vetëm të bashkuar do jemi faktor , të ndarë do ju shërbejmë të tjerëve për goleada do jemi si Andora , San Marino Gjibraltari etj.

Ideali ynë ideali shekullor është bashkimi kombëtar e ai mund filloi nga sporti futbolli koshi xhudo atletika .

Ndihesh keq kur sheh mercenaret si Sotir Nini e Xherdan Shaqiri me kompani kanë refuzuar kombëtaren cfare turpi .

Mbaj mend C.Vierin e madh u lind në Australi po për të vlente veç Italia .

Atdhemohuesit do mbesin të turpëruar që i thanë jo kombëtares .

Duhet të trimërohemi nga kërkesa e ligjshme kushtetuse e SHTZ Hashim Thaçi President i Kosoves që kërkon shtetesinë shqiptare për ne këndej drini.

E shikoni sa e dhimbshme Fatos Beqiraj i injoruar luan për Malin e zi , Ferhan Hasani e plot të tjerë për Maqedoni .

Duke qene të bashkuar do ishim superfuqi ballkanike veçmas në futboll .

Do duhej edhe basketbolli xhudo te gjitha federatat të shkrihen në një dhe ato federata të drejtohen me rotacion .

Kam shkruar edhe para shumë viteve në shtyp sportiv portale për ketë .

Të gjithë ata bajraktar që pengojnë ketë janë antishqiptar .

Ne duhet kemi mentalitet kombëtar jo mentalitet feudalesh mahallash .

Duke forcuar sportin ne ngrisim lartë e më lart flamurin kombëtar në botë .

Erald Selca-Opinionist

In : Aktuale

Loading...
loading...