Një martesë për letra

Enver Robelli


Një martesë për letra – pak më ndryshe…
Viktor Giacobbo është humoristi më i njohur dhe më i mirë i Zvicrës. Bashkë me aktorin Mike Müller ai me vite të tëra ka mbajtur një emision humoristik në televizionin publik zviceran SRF. Në skeçe Giacobbo shpesh e luante rolin e zviceranit provincial dhe pak të droguar, antieuropian dhe jo fort dashamirës ndaj të huajve. Mike Müller e luante nganjëherë rolin e shqiptarit të quajtur Mërgim Muzaferi, i cili përherë ia hante nervat vajzës së tij me prapambeturi dhe gjermanishte të dobët.StrugaLajmStrugaLajm


Tash Viktor Giacobbo ka zbuluar një sekret. Në gazetën “Tages Anzeiger” ai tregon se para disa vitesh e ka martuar për letra një grua. Ajo ishte lesbike dhe nuk mund të qëndronte në Zvicër te e dashura e saj. Giabocco tha se e kishte martuar për arsye humanitare – natyrisht, tha ai, mes nesh s’ka pasur asgjë, ajo ka jetuar dhe vazhdon të jetojë edhe sot me të përzgjedhurën e saj. Pas 7 vitesh Giabocco u nda nga nusja e tij që nuk ishte nusja e tij. Kush zbulohet në Zvicër se është martuar për letra, mund të dënohet deri me 5 vjet burg. Pasi që nga koha kur është martuar me gruan lesbike kanë kaluar më shumë se 8 vjet, Giacobbo nuk do të ketë asnjë pasojë ligjore.
StrugaLajm


Loading...
loading...