Një në çdo tre gra e dhunuar në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni prezantuan përgatitjen për ratifikimin dhe zbatimin e “Konventës së Stambollit” – miratimin e politikave dhe praktikave më të mira për eliminimin e dhunës ndaj grave. Përgatitja e ratifkimit dhe zbatimit të “Konventës së Stambollit” mbështetet nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (KB), e cila ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 300 mijë dollarë amerikanë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, theksoi se një nga prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë është të fillojë procesin e ratifikimit të Konventës së Stambollit, por për këtë siç tha ajo, nevojitet intervenim nga shteti dhe mundësi për përdorimin e fondeve ndërkombëtare. “Ratifikimi është një çështje, por vendosja e një mekanizmi që ajo konventë të jetë e zbatuar në Maqedoni kërkon mjete financiare dhe kushte të cilat drejtpërdrejt do t’u ofrohen qytetarëve”, u shpreh Carovska.

Ajo shtoi se dhuna seksuale dhe dhuna në familje janë përpjekje më dominante të dhunës në baza gjinore, por në Maqedoni shumë pak flitet për të dhe shumë pak raportohen rastet e tilla. Ajo theksoi se dikasteri që drejton është në përgatitje të hapjes së Qendrës për mbrojtje nga dhuna seksuale, që do të funksionojë për strehim të viktimave gjatë periudhës së ndjekjes së procedurave nga autoritetet kompetente. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëri të ditur se do të hapen edhe tre qendra të tjera që do të merren me diskriminimin e gjinisë femërore.StrugaLajmStrugaLajm

“Ministria e Shëndetësisë është e gatshme që këtë program ta zhvillojë në tre qendra të cilat do të hapen në Maqedoni për këta persona të gjinisë femërore që janë të diskriminuar. Ato tre qendrat do jenë në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë”, u shpreh Taravari. Nga ana tjetër, koordinatorja e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e Programit për Zhvillim të KB-së, Loiusa Vinton, tha se zbatimi i Konventës së Stambollit gjithmonë ka qenë prioritet i të gjitha organizatave të Kombeve të Bashkuara me zyrë në Maqedoni. “Vështirë gjenden të dhëna të sakta, por duket qartë se sipas statistikave nga vendet tjera, një në çdo tre gra në Maqedoni gjatë jetës së saj do të jetë viktimë e një forme të dhunës me baza gjinore. Në suaza botërore kjo do të thotë se një në çdo gjashtë persona në planet do të jetë viktimë e një dhune të tillë”, theksoi Vinton.StrugaLajm

Në konferencën për media u njoftua se hapja e qendrave parashikohet të realizohet para Vitit të Ri, pasi që siç thanë ato, së pari nevojiten disa ndryshime të ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë. Ndryshe, hapat e këtij projekti që parashihen të zbatohen ndërmerren në bazë të Konventës së Këshillit Evropian për parandalimin dhe luftën kundër dhunës familjare dhe asaj ndaj grave (e njohur si Konventa e Stambollit), e cila është themeluar në vitin 2011. Në botë “Konventa e Stambollit” është e njohur si instrumenti më i mirë ligjor në luftën kundër dhunës në familje dhe në të gjitha format e tjera të dhunës me baza gjinore.

In : Aktuale

Loading...
loading...