Një në tre gjermanë lë makinën në shtëpi për të kursyer karburant

Një në tre gjermanë lë makinën në shtëpi për të kursyer karburant

Më shumë se një e treta e shoferëve gjermanë thonë se planifikojnë ta lënë makinën në shtëpi, më shumë për shkak të rritjes së çmimeve, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Kompania analitike britanike për vëzhgimin e tregut, YouGov zbuloi se 22,9% po e bënin tashmë këtë, ndërsa 12% të tjerë synonin të shkurtonin kohën e ngarjes së makinës.

Paraja ishte faktori kryesor motivues.

Thënë ndryshe, 49% thanë se donin të hiqnin këmbën nga pedali për të kursyer para’.StrugaLajmStrugaLajm

Për 16%, mjedisi ishte arsyeja kryesore, ndërsa 14,9% donin të bënin më shumë ecje.

Në këtë sondazh, tre të katërtat e të pyeturve thanë se varen nga makina e tyre në një farë mase, pjesërisht për shkak të mungesës së opsioneve të transportit publik.StrugaLajm

Rreth gjysma e shoferëve përdornin makinën e tyre të paktën pesë herë në javë.

”Lufta në Ukrainë e ka çuar koston e karburantit në nivele rekord në Gjermani, me benzinën që kushton aktualisht mesatarisht 2,09 euro (2,30 dollarë) për litër dhe naftën 2,16 euro”, sipas shoqatës së shoferëve ADAC.

Drejtuesit më pak skrupulozë mund t’i drejtohen një taktike tjetër për të ulur kostot e karburantit, asaj të vjedhjes.

“Vjedhjet e karburantit janë rritur”, tha një zëdhënës i Shoqatës Federale të Transportit Rrugor, Logjistikës dhe Asgjësimit.

”Megjithatë, ne nuk njoftohemi për çdo rast sepse ato raportohen rrallë”, tha zëdhënësi.


Loading...
loading...