Një pasagjere në avion solli në jetë vajzën e saj (FOTO)

Diaby Nafi nga Guinea ka lindur në avionin e kompanisë Turkish Airlines, i cili fluturonte në linjën Conakry-Ouagadougou – Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Gruaja, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, foshnjës së porsalindur i vendosi emrin Kadi. Nënën gjatë lindjes e ndihmuan personeli i avionit si dhe disa pasagjerë.

Ekuipazhi i avionit theksoi se gjithçka shkoi mirë, duke shtuar se atyre shumë i ka ndihmuar trajnimi të cilin më herët e fituan lidhur me situatat emergjente.

Piloti deklaroi se nuk deshi ta riorientojë fluturimin që, siç tha, është procedurë e zakonshme në situata të tilla. Ai theksoi se në ato momente ishin afër aeroportit në Ouagadougou, kryeqyteti i Burkina Faso.

Pas aterimit nëna dhe foshnja janë transferuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Personeli i avionit e shfrytëzuan këtë rast të pazakonshëm për t’u fotografuar me të porsalindurin


Loading...
loading...







©