Një qytetar u helmua pasi piu kafe dhe ujë të thartë në një kafiteri

Një 42 vjeçar me inicialet A.T. banor i Manastirit ka përfunduar në Toksikologji, pasi ka pirë ujë të thartë me kafe në një kafene të Manastirit dhe ka shfaqur simptoma të helmimit. Pas ekzaminimit në spitalin e Manastirit, ai është transferuar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ku sipas burimeve është konstatuar se me gjasë në vend të ujit, ka pirë lëndë kimike për heqjen e korrozionit. Ky ilaç përmban acide të forta, të cilat kanë efekte shkatërruese në organet e brendshme.

Rastin në SPB Manastir, e kanë paraqitur ditën e martë dhe është denoncuar nga motra e A.T.StrugaLajm

“Me datë 21.03.2023 rreth orës 15:30 në SPB Manastir, L.B. nga Manastiri ka raportuar se vëllai i saj A.T.(42) nga Manastiri është sëmurë pasi ka pirë kafe dhe ujë në një kafiteri  në Manastir. Më pas pacienti është transportuar dhe mbajtur në Spitalin klinik në Manastir. Sipas raportit, A.T. ka pirë kafe dhe ka kërkuar ujë në shishe dhe pasi ka pirë ujin është sëmurë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Manastir ka kryer hetime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.








Loading…


loading…