Aktuale

Një shqiptare në mesin e viktimave në Austri

Një vajzë shqiptare nga Kosova është konfirmuar si njëra nga viktimat e sulmit të armatosur që ndodhi sot në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë.

Bëhet fjalë për Lea Bajramin, nxënëse nga Vitia, e cila po vijonte mësimet në institucionin arsimor ku ndodhi tragjedia. Sulmi mori jetën e dhjetë personave, përfshirë edhe autorin e ngjarjes, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmi për humbjen e saj të rëndë është konfirmuar nga familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë familjarët dhe miqtë se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë,” – shkruan familja.

Autoritetet austriake janë ende në proces hetimi për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e sulmit, ndërsa vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button