“Një status në Facebook bëri revolucion, shkaktoi dyndje” – Taravari pyetet se a ja vlejti?

StrugaLajmStrugaLajm

“Kam thënë – askush më shumë se Aleanca për Shqiptarët nuk ka kredibilitet për ta sjell ndryshimin. Pas dy javësh, një status në facebook bëri revulucion, bëri dyndjen e jashtëzakonshme”.StrugaLajm

Kështu përgjigjet mes tjerash në ClickPlus, lideri i ASh-së, Arben Taravari pasi pyetet se a ja vlejti gjithë kjo situatë?

“Aleanca para 10 vitesh u krijua për ta sjell ndryshimin dhe kauza kryesore e Aleancës për Shqiptarët ka qenë ndryshimi dhe vendosa ta dëgjoj zërin e qytetarët. Tash 10 ditë apo dy javë pasi e mora këtë vendim personal në të cilin kërkova përkrahjen e kuvendarit, anëtarit të degës, anëtarit të partisë e shoh se nuk kam gabuar aspak. Unë realisht prisja përkrahje, por jo në këtë shkallë”, shtoi Taravari dhe tha se “është krenar për statusin që e bëri”.

In : Aktuale

Loading...
loading...