Një strugan dhe një tetovar arrestohen në Qafë Thanë për llogari të Interpolit

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në Strugë, nga ana shqiptare, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, me qëllim të ekstradimit të tyre në Austri dhe Slloveni, ka informuar policia shqiptare.

Bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar i cili kërkohet për shkak të tregtisë me drogë nga ana e autoriteteve austriake dhe një burrë 39 vjeçar i cili kërkohet nga autoritetet sllovene për mashtrim kundër qeverisë.

“Pjesëtarët e stacionit policor kufitar Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për hetime të krimit të drejtorisë në Korçë, komisari policor në Pogradec dhe Interpoli Tiranë, arrestuan dy shtetas të Maqedonisë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Janë arrestuar R.D.(53) banor i fshatit Shtermnica, Tetovë dhe S.R.(39), banor i Llabunishtit, Strugë”, qëndron në kumtesën policore.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...