BLENDI PETROL
Aktuale

Një vit nga përmbytjet që shkaktuan 22 viktima në Shkup

Sot shënohet njëvjetori nga përmbytjet të shoqëruar me shi të dendur dhe erë të fortë të cilat morën jetën e 22 personave në rrethinën e Shkupit. Si pasojë e përmbytjeve, 22 personat që humbën jetën më 6 gusht ishin nga fshati Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovë dhe Haraçinë. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit në Shkup kishte rënë 92.9 litra shi në një metër katror.

Moti i keq dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rrëzimin e pemëve, ndërsa shtëpitë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth një mijë qytetarë u evakuuan gjatë mbrëmjes së 6 gushtit. Qytetarët e mbarë vendit të koordinuar nga Kryqi i Kuq, Shtabi i krizave dhe institucionet ditëve në vijim u solidarizuan në mbledhjen e ndihmave më të nevojshme për të pësuarit. Në ndihmë të banorëve të rajoneve të përmbytura erdhën edhe vendet fqinjë si dhe Turqia. Institucione të ndryshme të Republikës e Turqisë ofruan donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet.

Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke si dhe shumë komuna të tjera të Turqisë që nga dita e parë ofruan ndihmat për rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë urgjente vitin e kaluar 8 gushtin e shpalli Ditë Zie.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button