Një zero e madhe ‘klasa politike shqipfolëse’

Dhe më në fund erdhi reagimi i klasës politike Maqedonase! Takimi i liderëve politikë e tkurrë vetëm në dy veta. Si Kurtit, ashtu Ramës u kumtua kumtesa politike: Ja se kush janë bash-pehlivanët në Maqedoninë e Veriut. U ndal njëanshëm procesi i regjistrimit, u shpërfill si një zero e madhe ‘klasa politike shqipfolëse’, dhe natyrisht, vazhdon pa pengesë diskriminimi etno-fashist i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, thonë në Vranjofcën e shokut tim Beci: “Çdo lehje, nuk është flori”

Nga Shaqir ISLAMI

“Regjistrimi nuk duhet të politizohet”, ishte fjalia e dykuptimshme – që nisi të qarkullojë shpesh-e-më-shpesh në kumtimin publik dhe politik. Në kuvendimin publik lidhur me këtë proces statistikor – sa më shpesh që qarkullonte fjalia se “nuk duhet politizuar” – aq më shumë politizohej kjo çështje. Ndonëse regjistrimi në vendin tonë është çështja më politike se çdo gjë tjetër. Klasa politike maqedonase e vetëdijshme se falë shtrembërimeve statistikore e kanë grabitur pozitën dominuese, ndërsa shqiptarët në saje të përqindjeve të falsifikuara dhe paturpësisht të shtrembëruara janë shndërruar në një rajë të shtypur dhe të shfrytëzuar. Pra, statistika shtetërore e rreme, e dikton sistemin politik, gati se të aparthejdit. Mu në bisht të Europës !

Falsifikimi i numrave të statistikës është një zanat dhe huq më i plak se njëshekullorë. Dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, hiç pa ndryshuar, bile as fijen e fijes; meqë numrat dinë të mashtrojnë dhe të kontrollohen.

E kam të lexuar diku – mbase, mund të jetë edhe me të dëgjuar nga dikush – gjoja se Diktatori Komunist Josip Visarijonoviç Xhugashvili me nofkën e popullarizuar Stalin paskësh thënë njëherë moti se: “Hiç nuk ka rëndësi se kush voton, kryesorja është se kush i numëron votat”. E dhe me rastin e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë vepron ‘aritmetika’ e Stalinit. Sado që të jetë numri i Shqiptarëve, meqë na numëron dikush tjetër; në fund do dalim aq sa do ia do qejfi dhe nevoja e atij “dikushi”. Pavarësisht se, në sferën publike krijohet zhurmë dhe hallakamë në komunikimin publik dhe politik. Sa më shumë zhurmë aq më shumë mjegullnajë për Ujkun. Për dallim nga të tjerët, moti më i pëlqyer për funksionimin e kësaj kafshe është mjegulla. Ngaqë , s’ka kush s’e di se, Ujku çdo gjë ndërron, huqet jo!StrugaLajmStrugaLajm

Thonë se, fukarasë i plas lodra, mes dasmës. Mes procesit politiko-statistikor, duhej të ngacmohemi nga jashtë, për t’i pezmatuar plagët tona të vjetra dhe shtohet dhimbja jonë që na ka stërlodhur.LAJME TË NGJASHME

Së pari foli kryeministri-belaxhi i Kosovës. Ky me një krekosje koti hala pa e nis detyrën në shtëpi të vet – u ngatërrua në punët dhe telashet brendshme të një shteti fqinj – kumtoi si thithëlopa mërgatës sonë se, u dashka që të regjistrohet çdo mërgimtarë në diasporë. Çdo kush që e ka këshilluar dhe frymëzuar ia ngrëntë mutin e qenit! Së paku duhej të turpërohet – nga qytetarët Shqiptarë – sepse një ftesë koti si kjo e fyen dhe e poshtëron mërgatën tonë në çdo aspekt; si nga njerzillëku, si nga patriotizmi, ashtu nga qytetaria. Në anën tjetër e fyen klasën tonë politike. Punën dhe veprimtarinë politike të tyre, me një pafytyrësi të paparë e shumëzon me zero. Dhe habitem, se çfarë hesapi pat Kurti nga ky gjest i turpërimit dhe poshtërimit të kolegëve të vet politikanë në vendin tonë – të cilët kanë dy ndjenja ndaj tij. E para është admirimi ti tij, se si me dhunë psikike dhe arrogancë rrugaçërie, ai arriti që t’ua fitojë zemrat dhe mendjet e kosovarëve dhe t’ua çmitizojë UÇK-në pa pikën e brejtjes së ndërgjegjes. Dhe e dyta klasa jonë politike i bëjnë lajka atij nga frika se mos e çel edhe në vendin tonë një filiale të korporatës së tij politike fatale.StrugaLajm

Kumtesa politike e Kurtit, i acaroi marrëdhëniet e brendshme politike të dy kampeve, Shqiptarë dhe atij Maqedonas. Sa herë që bëzan dikush nga Kosovë – edhe po të thuhet thjesht një ‘shëndet’, tek kampi politik maqedonas perceptohet si ‘plaç’. Dhe dihet se pasojat e rëndojnë kurrizin dhe shpatullat tona. Prandaj, Shqiptarët këndej Sharrit kur rënkojnë, ulërijnë “auuunan’o barku”.

Kapakun e kësaj pune ia vuri ai “becko-ja” i Shqipërisë ! Ky të mos ngel pas këtij ahmaku të Kosovës, e dhjeu ashtu siç e ka dhjerë popullin e vet gati dy dekada. Ky për nga zullumi, e ka për detyrë që ta përhap përtej kufijve të vendit të vet. Lëre se zbrazi vendin e vet orvatet edhe tek fqinjët ta përhap të njëjtin. Në mungesë të një programi qeverisës del përtej gardhit të vet, gjoja se e dëgjon dhe nderon dikush këndej. Edhe fjala e këtij dihet se si kumbon këtej gardhit. Si nga Kosova, ashtu nga këtej vjen reagim i njëjtë nga kampi politik Maqedonas.

Unë nuk e di se kush i këshillon dhe i frymëzon këta prijës të fqinjësisë sonë, por, jam i bindur se hiç nuk i bëjnë nder qytetarëve të vendit tim; por, ndoshta ndonjë qendre të panjohur për ne!!!

Dhe më në fund erdhi reagimi i klasës politike Maqedonase! Takimi i liderëve politikë e tkurrë vetëm në dy veta. Si Kurtit, ashtu Ramës u kumtua kumtesa politike: Ja se kush janë bash-pehlivanët në Maqedoninë e Veriut. U ndal njëanshëm procesi i regjistrimit, u shpërfill si një zero e madhe ‘klasa politike shqipfolëse’, dhe natyrisht, vazhdon pa pengesë diskriminimi etno-fashist i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, thonë në Vranjofcën e shokut tim Beci: “Çdo lehje, nuk është flori”.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)


Loading...
loading...