Njëri nga ministrat e Zaevit është dorëhequr?!

Njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev është dorëhequr nga posti, por nuk është pranuar nga ana e vetë kryeministrit. Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Siç mësohet jozyrtarisht ai ka ofruar dorëheqje pas skandaleve me grantet qeveritare për inovacion dhe dhënien e përkrahjes financiare shtetërore nga buxheti i shtetit për firma të afërta me të, transmeton INA.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistën e sotshme për 1tv, tërthorazi ka pranuar se zv.kryeministri Koço Angjushev ka ofrouar dorëheqjen.

Zaev megjithate ka thënë se nuk dë pranojë tërheqjen e Angjushevit, pasi sipas Zaev, ka qenë ndonjë nëpunës në firmën ku Angjushev është bashkëpronar, ai i cili ka aplikuar për kredinë nga shteti, dhe kjo, sipas Zaev, shfajëson Angjushevin.

“Unë jam i lumtur kur ata me të cilët punoj flasin për tërheqje kur ka akuza ndaj tyre”- ka thënë Zaev. Angjushev ka qenë cak i disa aferave, në të cilat ai akuzohet se ka përfituar nga grantet qeveritare. Një kompani ku ai ishte bashkëpronar ka fituar një ndihmë shtetërore disamilionëshe për biznesin e tyre. Këtë Angjushev nuk e ka vlerësuar si kundërligjore apo konflikt interesi. Prokuroria Publike ka nisur të merret me këtë rast. (

In : Aktuale

Loading...
loading...