Aktuale
Njëvjetori i aksidentit tragjik, marsh nga “Llaskarca” deri në Gostivar
Nëpërmes një marshi i cili ka filluar nga ora pesë e mëngjesit sot në një vjetorin e aksidentit tragjik në “Llaskarcë” janë përkujtuar gjashtëmbëdhjetë viktimat nga aksidenti me autobusin e “Durmo Turs”.
Marshi ka filluar nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike ku fillimisht u vendosën ca lule. Më pas të mbledhurit për hir të kësaj dite kanë vazhduar rrugën për në Gostivar.
Ndryshe, në aksidentin tragjik jetën e kanë humbur 16-të persona, nga të cilët 13 në vendngjarje e tre në spital.