Njoftim
Policia e Strugës informon qytetarët se, duke filluar nga nesër, Njësia për Çështje Administrative do të zhvendoset në godinën e ish-komunës, e cila ndodhet në qendër të qytetit, përballë sheshit “Nënë Tereza”.
Kjo njësi pranon aplikimet për letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi. Ju lutemi që të drejtoheni në adresën e re për çdo shërbim që kërkoni.