Nga data 03.07.2023 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore me të cilat do të ndryshojë regjimi i komunikacionit në rrugën Rajonale R1201 Strugë-Dibër, njofton AMSM. Në fazën 1 do të bëhet asfaltimi në afërsi të fshatit Globoçicë dhe në fazën 2 – asfaltimi afër fshatit Lukovë. – Është planifikuar mbyllja e plotë e komunikacionit në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Aktivitetet ndërtimore në rrugën rajonale do të kryhen deri më 8 korrik 2023.
