NJOFTIM PËR MËRGIMTARËT: NËSE SHKONI NGA HUNGARIA EVITONI HORGOSHIN: Punimet në këtë pikë kufitare krijojnë kolona të gjata

Punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pikës kufitare të Horgoshit, një nga më të ngarkuarat në vend, kanë filluar dhe me gjasa do të zgjasin edhe gjatë sezonit turistik, autoritetet ftojnë pasagjerët të përdorin pikat e tjera kufitare.Sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, punimet në vetë vendkalimin, si dhe në rrugët hyrëse do të zgjasin rreth një vit e gjysmë, prandaj rekomandimi do të ishte që të përdoren vendkalime të tjera më të vogla si alternativë.

Presheva.AL ju jep si sygjerim që për qarkullim të udhëtarëve janë kufijt e vegjël si: Kelebija, Xala, Horgosh 2, Rabe, Baçki Breg, Baçki Vinogradi, Bajmok dhe Rastina, ndërsa për mallra Terminali Kelebija.StrugaLajm

Kujtojmë se dy muaj më parë në GP Horgos 1 nisën punimet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e kësaj pike kufitare e cila është më e frekuentuara. Investimi me vlerë rreth dy miliardë dinarë është duke u realizuar nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës. Siç shpjegohet në projekt, parashikohet ndërtimi i dy korsive shtesë për kamionë, hapësira të reja parkimi për kamionë, automjete të udhëtarëve dhe autobusëve, formimi i dy korsive për qarkullimin e autobusëve. Gjithashtu, dy korsi shtesë për qarkullimin e pasagjerëve, si dhe ndërtimi i një terminali të ri mallrash dhe një korsi për mjete të mëdha në dalje nga vendi, shndërrim funksional dhe rehabilitim/rikonstruksion i strukturës ekzistuese rrugore. Do të vendosen kabina të reja kontrolli, do të ndërtohen ambiente përcjellëse, si dhe tualete publike.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...