“N’kofsh bektesh e merr vesh”

Xhemi Hajredini

VAE VICTIS
Herët o herët… v.390 p. K. (para erës së re)… Po i bie shkurt…
… Kur galët e sulmuan, e fituan dhe e pushtuan Romën, sunduesen e botës së atëhershme e detyruan të bënte kompromis me ta…
Për të shpëtuar qytetin nga shkatërrimi i sigurt, romakët pranuan t’u japin ngadhënjyesve një shumicë të madhe ari. Mirëpo, ndërsa po bëhej peshimi, delegacioni romak u ankua se galët po bënin hile. Atëherë Breni, mbreti i galëve, hoqi shpatën e tij të stërmadhe e tejet të rëndë dhe e vuri në peshore duke thënë: “Vae Victis!” (Mjerë të mundurit!). Romakët, doemos paguan më shtrenjtë. Kjo thënie, tashmë proverbiale, nënkupton faktin që i munduri, jo rrallë, është nën mëshirën e mundësit.StrugaLajm


Në ngjarjet e mëdha, duhet ta kesh parasysh, gjithmonë, në cilin pozicion ndodhesh… në atë të luanit, dhelprës apo të miut! Mos i merr në qafë njerëzit nëse nuk je strateg për politika afatgjata!
“N’kofsh bektesh e merr vesh.”StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...