Nuhiu ka një lajm për qytetarët që ndodhen jashtë vendit

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka bërë të ditur se qytetarët që ndodhen jashtë vendit nuk do të futen në karantinë nëse posedojnë një test me bris 72 orë para arritjes në vendlindje.

“Për një periudhë kalimtare, qytetarët që ndodhen jashtë vendit nuk do të futen në karantinë shtetërore nëse do të posedojnë me vete TEST ME BRIS jo më heret se 72 orë para arritjes në vendlindje!”, ka bërë të ditur Nuhiu.

Ai ka thënë se së shpejti pritet të lehtësohen masat.

” Të kontribuojmë të gjithë që sa më parë edhe kjo masë të hiqet!”, është shprehur ai, njofton agjencia e lajmeve INA.

In : Aktuale

Loading...
loading...