Nuk do ketë vula më në zonën Shengen

Është paralajmëruar sistem i ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen. Vendoset kontroll i automatizuar i të dhënave të udhëtarëve nëpër kufij. Në vend të verifikimit manual të deritanishëm të pasaportave me vulë, udhëtarët të dhënat e tyre biometrike vetë do t’i vendosin në panelet elektronike gjatë kalimit të kufirit, transmeton MIA.

Radhët e deritanishme dhe pritjet në vendkalimet kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve nga viti 2020 duhet të jetë e kaluar.

Sistemi për hyrje dhe dalje (EES), që e propozon Komisioni Evropian, ndërsa e miratoi Parlamenti Evropian, parashikon që udhëtarët, gjatë ardhjes në kufirin e jashtëm të zonës Shengen, vetë të munden ta skanojnë pasaportën e tyre, me ç’rast do të fotografohen dhe do t’u merret shenjë nga gishtat.

Këtë procedurë elektronike udhëtarët do ta realizojnë vet në sportele të automatizuara që do të vendosen para kalimit të kufirit.

“Kjo do ta zëvendësojë verifikimin manual të pasaportave me vulë. Sistemi i ri do ta përshpejtojë dhe përforcojë kontrollin kufitar kur janë në pyetje të gjithë qytetarët nga vende të treta të cilët udhëtojnë në BE”, deklaroi për agjencinë Tanjug zëdhënësja e Komisionit Evropian Tove Ernst.StrugaLajmStrugaLajm

Duke i përdorur ato sportele të automatizuara, udhëtarët, në vend që të presin në radhë që të mbërrijnë deri te nëpunësi në vendkalimin kufitar, do ta fillojnë procedurën për kontroll të pasaportave.

Informatat e marra në mënyrë automatike do të kontrollohen nëpër bazën për të dhëna të sigurisë që të konfirmohet keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve ose kalim të periudhës së lejuar kohore për qëndrim në zonën Shengen.StrugaLajm

Pas skanimit të pavarur, udhëtarët, sipas rregullave të sistemit të ri, do të orientohen në kontrollin kufitar ku nëpunësit para vetes tanimë do t’i kenë të dhënat për personin i cili e kalon kufirin.

“Nëpunësit në kontrollin kufitar mund të parashtrojnë pyetje plotësuese para aprovimit ose refuzimit të hyrjes në hapësirën e Shengenit”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian.

Në Komisionin Evropian e përsërisin rregullin se të gjithë qytetarët e vendeve të cilët janë shkyçur nga regjimi i vizave të BE-së në territorin e BE-së mund të qëndrojnë 90 ditë në kuadër të periudhës prej gjashtë muaj. Shtohet se sistemi aktual i vulosjes së dokumenteve të udhëtimit mund të jetë i komplikuar për lexim dhe për përllogaritje të periudhës për skadim të qëndrimit në BE.

“Sistemi për hyrje dhe dalje (EES) në mënyrë automatike do ta përllogarisë kohën e qëndrimit të qytetarëve nga vende të treta të cilët kanë të drejtë për qëndrim të shkurtër në BE. Sistemi do t’i paralajmërojë kontrollet kufitare në rast se qytetarët nga vende të treta u afrohet skadimi i qëndrimit të lejuar 90-ditor në periudhë prej 180 ditëve”, deklaroi komisari evropian për emigrime dhe çështje të brendshme Dimitris Avramopulos.

Në BE theksojnë se të gjithë iniciativat e ndërmarra me qëllim të avancimit të Shengenit, midis të cilave edhe sistemi elektronik për aprovim të hyrjes (ETIAS) dhe sistemi për kontroll të hyrjes dhe daljes, e promovojnë mobilitetin midis BE-së dhe vendeve të treta, duke e përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor dhe kontribuojnë për luftë kundër terrorizmit dhe krimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...