BLENDI PETROL
Aktuale

Nuk ka burg për pensionistin zviceran që goditi për vdekje shqiptaren

Shqiptarja e re Elida Osmani (19), në nëntor të vitit 2017 e humbi jetën pasi dentisti K. S. (81) e goditi pa frenuar fare, në një kalim për këmbësorë në Lenzburg AG të Zvicrës. Të enjten, ndaj vozitësit vdekjeprurës është zhvilluar procesi gjyqësor.

81-vjeçari i akuzuar, mbrëmjen e 6 nëntorit 2017, në Lenzburg AG, me veturën e tij e kishte goditur Elidën në një kalim për këmbësorë, pa frenuar fare, me shpejtësi prej rreth 58 kilometra në orë dhe të paktën 0.2 promila alkool në gjak. 19-vjeçarja shqiptare ishte hedhur 19 metra larg dhe më vonë vdiq nga plagët e pësuara. Prokuroria Lenzburg Aarau ka ngritur akuzë kundër zviceranit 81-vjeçar për vrasje nga pakujdesia. Sipas deklaratave të saj, pensionisti nuk e kishte pasur mendjen te vendkalimi i këmbësorëve, por në një dritë rreth 250 metrash largësi. Pra, ai e ka shpërfillur vigjilencën e duhur. Ajo ka kërkuar një burgim të pakushtëzuar prej 15 muajsh dhe një gjobë prej 100 frangash.

Përpara gjykatës, i akuzuari u paraqit në një kostum. Ai duket shumë elegant, ka flokë të shkurtër gri, një tullac në pjesën e pasme të kokës. Para gjykatës hesht. Kur gjykatësja filloi me pyetjet, ai i pëshpëriti avokatit të tij: “I tregoni asaj se nuk do t`u përgjigjem pyetjeve. Nuk mund të prononcohem për këtë rast”. Prandaj, marrja në pyetje u anulua.

Vetëm diçka ka thënë i akuzuari:”Unë kërkoj falje për atë që ka ndodhur. Më vjen shumë keq, por nuk e pashë. Natyrisht, po ta kisha vënë re, do të kisha ngadalësuar”.

Prokurori akuzon të pandehurin se ai në veçanti kishte vozitur në mënyrë të pamëshirshme dhe vëmendja e tij qëllimisht nuk e ka pasur në vendkalimin e këmbësorëve dhe kështu e ka anashkaluar këmbësoren. “Mund të thuhet në një lloj fluturimi të verbër”. Pasi i akuzuari ka vozitur pa patentë shoferi, dëshmon në ndërgjegje të paskrupullt. Ajo i ishte tërhequr për shkak të vozitjes së shpejtë.

Zyra e prokurorit publik kërkon dënim për vrasje të pakujdesshme. Bile, avokati i familjes së viktimës ka kërkuar dënim për vrasje të qëllimshme. Sjellja e të akuzuarit ishte e pamëshirshme.

Avokati i familjes së viktimës e ka përshkruar ngjarjen me mbresëlënie se si familja e ka përjetuar rastin. Para aksidentit, nëna ka pasur kontakte përmes telefonit me vajzën e saj, e cila më vonë bdiq. Në telefonatën e katërt, vajza tha se do të mbërrinte në shtëpi për dy minuta. Thirrja e pestë telefonike disa minuta më vonë, mbeti vetëm si tentativë. Nënës i lindi një “ndjenjë të keqe” dhe me bashkëshortin shkoi në kërkim të vajzës. Në vendngjarje gjetën një protofol, telefonin celular dhe këpucët. Ajo e humbi vetëdijen. Më vonë, e priste lajmi tragjik i mjekëve në spital.

Avokati mbrojtës kërkon shfajësim për vrasje të pakujdesshme. I akuzuari duhet të ndëshkohet vetëm për ngasje të veturës pa patentë shoferi me gjobë të kushtëzuar.

Ai gjithashtu ka kritikuar në mënyrë masive vlerësimet e ndryshme. Ato janë të pakuptueshme në shumë pika. Sipas raportit, shpejtësia e përplasjes u vlerësua “sipas rregullave të gishtit, një rregull që nuk përcakton saktë rrethanat e aksidentit”. Një gjë e tillë është e pamundur të përdoret në mënyrë juridike.

Sa i përket klientit të tij, ai nuk është një huligan pa ndjenja i trafikut. Kjo mund të shihet, për shembull, në letrën e shkruar me dorë që ai i dërgoi familjes së viktimës. Ata nuk kanë dashur kontakt të drejtpërdrejtë. Në të ai ka shkruar se i vjen pafundësisht keq dhe se vdekja e ka prekur shumë.

Në ndërkohë, është shkaktuar një zënkë, me ç`rast një i afërm i ri i viktimës u ka bërtitur të pandehurit dhe avokatit mbrojtës. Nuk ka të bëjë me çështjen se sa larg është hedhur viktima, por se ajo nuk është më e gjallë, njofton Shtegu.com.

Gjykata shqiptoi aktgjykimin: Pensionisti është dënuar për vrasje të pakujdesshme me një gjobë të kushtëzuar me 300 mëditjesh me nga 200 franga, plus një gjobë prej 10’000 frangash zvicerane.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button