Aktuale

Nuk ka kallëzim penal për sulmin me thikë në Strugë – i dyshuari është i mitur, njofton Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka bërë të ditur se deri tani nuk është dorëzuar kallëzim penal për rastin ku një djalë u plagos me thikë.

Nga institucioni njoftojnë se prokurori publik është informuar për ngjarjen, ndërsa NJBP Strugë po punon në dokumentimin e rastit, sigurimin e provave dhe kryerjen e ekspertizave.

Sipas Prokurorisë, personi që dyshohet si autor i mundshëm është i mitur. Nëse sigurohen prova që vërtetojnë dyshimin, procedura ndaj tij do të zhvillohet nga gjyqtari për të mitur, në përputhje me Ligjin për drejtësinë e të miturve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button