Aktuale
Nuk ka më kufizime për shitjen e alkoolit
Kufizimet në shitjen e pijeve alkoolike të cilat u vendosën me ligj në vitin 2008 do të shfuqizohen. Qeveria në seancën e djeshme pranoi propozimin për ndryshime në Ligjin për Tregti të Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi i së cilës është heqja e kufizimeve në kohën e shitjes së pijeve alkoolike.
Sipas këtij propozimi, shitja e pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë do të vazhdojë të kryhet në mjedise të licencuara të shitjes, por nuk do të kërkohen kushte të veçanta në objektin e shitjes dhe nuk do të ketë kufizime në objektet e shitjes me pakicë.
Shitja e pijeve alkoolike do të lejohet edhe në kioske. Gjithashtu, Projektligji nuk kufizon kohën për shitjen e pijeve alkoolike në dyqanet e shitjes me pakicë.