Nuk keni më nevojë të dorëzoni raport vjetor në Drejtorinë e të Hyrave Publike
Nga viti i ardhshëm qytetarët do të jenë të liruar nga obligimi që vet të paraqesin raport vjetorë për të ardhurat tek Drejtorinë e të Hyrave Publike.
Qeveria me vendim ka ndryshuar mënyrën e përllogaritjes dhe dorëzimin e fletëparaqitjeve.
Sipas rregullave të reja, DHP do të ketë obligim t’i grumbulloj të gjitha të të dhënat për të ardhurat e realizuara të personit fizik dhe në formë elektronike t’ia dorëzoj për të shtuar diçka ose përmirësuar.
Gjithë qytetarët do të kenë fjalëkalim nëpërmjet të cilit do të mund të kenë qasje në fletëparaqitjen e DHP-it dhe të bën kontrollin e të dhënave të tij.
Nëse vëren se në fletëparaqitjen nuk janë të regjistruara të gjitha të ardhurat e realizuara atëherë të njëjtat ai mund vetë t’i shtojë.
Vlerësohet se në vit raport vjetor për të a ardhurat paraqesin mbi 300 mijë qytetarë.