Nuk mund të anashkalohet Veziri Pollozhani duke ju dhënë hapësirë pseudo- patriotëve

Reagim
Më 28 Nëntor 2022 kishte një manifestim madhështor me rastin e Ditës së Pavarësisë si dhe ngritjen e Flamurit në Komunën e Strugës të organizuar nga shkolla e mesme” Niko Nestor”.
Dhe një ditë më parë shoqata ” Lëvizja” në bashkëpunim me Komunën e Strugës shpërndau mirënjohje për të gjith ata që kontribuan në dekada për ç’ështjen Kombëtare dhe mirë bënë sepse të jesh mirnjohës ndaj figurave Kombëtare është detyrë e çdokujt që e ndjen veten shqiptarë.
Ajo që më irritoj dhe më nxiti të reagoj në veçanti ndaj shoqatës ” Lëvizja” është injorimi ndaj njërit nga anëtarët më të hershëm të LPK-së nga Struga z. Vezir Pollozhani i cili qysh në fillim vitet e 90-ta është kyçur në LPK duke qenë edhe në strukturat udhëheqëse të saj si Kryetarë i Këshillit Popullorë të rrethit të Vjenës, ai poashtu një mandat ka qenë anëtar i KP të LPK-së, ishte në strukturat udhëheqëse të të dy fondeve të luftërave çlirimtare pra “F V. TH” dhe “Liria Kombëtare ” , ai dha kontribut të madhë edhe për financimin e Univerzitetit të Tetovës pra profesor Vezir Pollozhani ishte kontribues aktiv në të gjitha etapat e luftës çlirimtare të popullit shqiptarë nën thundrën sllave andaj injorimi dhe mospërfshirja e tijë në organizimet Kombëtare e në veçanti ato nga shoqata “Lëvizja ” janë, thënë më së buti, idiotizëm. Nuk mund të injorohen figura si e Vezirit sepse shkelim mbi mundin dhe sakrificën e palodhshme të një njeriu që dha shumë për ç’ështjen Kombëtare. Nuk mund të anashkalohet Veziri duke ju dhënë hapësirë pseudo patriotëve, nuk mund të ketë organizime të “Lëvizjes” pa prof. Vezir Pollozhanin. Pikë.
Ju në Strugë keni një thënje popullore ” Nuk shemben malet për të ngritur halet”.

Xhevat Xhemaili


Loading...
loading...