Nura: Dollnenin e kemi më shumë se obligim. Nis ndërtimi i fushës sportive

Premtimet elektorale duket që nuk kanë ngelur vetëm në letër për banorët e Dollnenit. Për herë të parë, fëmijët dhe banorët e Dollnenit do të bëhen me teren modern të sportit.

Zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura dhe Kryetari i komunës, Xhemal Qamili kanë inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e fushës sportive në këtë lokalitet.StrugaLajm

“Dollneni është më shumë se obligim. Dje nisem punimet për rikonstruimin e fushës së sportit, një investim prej 4.670.000 denar i cili realizohet në bashkpunim me komunën. Faleminderoj kryetarin Xhemil Qamili për bashkpunimin dhe angazhimin. Premtimet tona janë përgjegjsi. Për ne flasin veprat. Bashkë më të fortë”, shkruan zv.drejtori Izmit Nura.StrugaLajm

Nura shprehet që ky investim është i qëlluar nga shkaku se banorët e Dollnenit pasi deri tani nuk kanë patur një teren të përshtatshëm dhe lojat e sportit i kanë zhvilluar në mjedise të improvizuara. Flaka

In : Aktuale

Loading...
loading...