Nxënësi përfundon në polici, shpalosi flamurin shqiptar në oborrin e shkollës në Maqedoni

Një nxënës i një shkolle të mesme në Veles, ka përfunduar në polici pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës. Problemi ka qenë se ai ka shpalosur flamurin shqiptar në oborr të shkollës, transmeton TV21.

“Sot (30.11.2023) në ora 10.00 në SPB Veles, drejtori i shkollës së mesme ka denoncuar se në oborrin e shkollës një nxënës ka shpalosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Në praninë e punëtorit social me të miturin është kryer bisedë zyrtare, kurse flamuri është marrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

In : Aktuale

Loading...
loading...