Nxënësit e shkollës së Strugës më të mirët në garat e muzikës!

Shkolla fillore ,,Vëllezërit Milladinov”

edhe në fushën e muzikës

(grabit 3 vende të para)StrugaLajm

 

Më datë 07.05.2017 në shkollën fillore ,,Hristo Uzunov” Ohër u mbajtën garat regjionale për kor dhe orkestër ku morën pjesë shkollat e qytetit të Strugës me rrethinë, Ohri dhe Kërçova.StrugaLajm

Në garën e fortë të vlerësuar nga komisioni profesional, orkestra e arsimtares Minever Ziba fitoi 91 pikë me çka siguroi vend të parë dhe kori me 88 pikë ku zuri vendin e dytë ndërsa vendi i parë mbeti i zbrazur. Arsimtari Igor Gollaboski u rradhit në vendin e parë me solo këndim të nxënësit nga klasa e VII.

Orkestri i përbërë prej 20 nxënës të talentuar u paraqit me dy pjesë instrumentale nga kompozitorët e njohur Jozef Hajdni dhe Henri Mancini ndërsa kori me 40 nxënës nga klasa e VI në të IX u prezantua me këngët ,,Ti nënë” dhe ,,Siklet”.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...