Nxirret e gjallë nga rrënojat, vajza përqafon babain (VIDEO)

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine në Turqi. Në një video të publikuar në Twitter, duket momenti kur vajza nxirret nga gërmadhat në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa sheh e hutuar njerëzit përreth. Nga ana tjetër, fatin e saj nuk e patën dy adoleshentë në ishullin Samos, Greqi të cilët humbën jetën nën gërmadhat e një godine që u shemb.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...