Reshat Nexhipi
O udbashë, kokë dashë
(Kushtuar vetëm atyre që janë dëshmuar si spiunë, e jo të tjerëve, që s’kanë qenë të tillë, njeri, nuk kanë dëmtuar, ose, ndoshta emrat e tyre, në listë, janë të manipuluara).
Në vend të hyrjes
Artikulli im, me titull tepër atraktiv, i përzgjedhur dhe i publikuar nga ana e Redaksisë të këtij portali, bëri jehonë të madhe, pothuajse, si asnjë shkrim tjetër, gjer më sot, gjë që, dëshmohet me ripublikimin e artikullit, jo vetëm nga ana e redaksive patriotike të disa portaleve në gjuhën shqipe, por edhe nga ana e redaksive progresive të huaja !.Se sa kjo afirmoi këtë portal dhe emrim im, s’ka nevojë për sqarim, prandaj dhe Redaksisë, thellësisht nga zemra i falenderohem. Pikërisht, buja në fjalë, më motivoj, të paraqitem me shkrimin në vijim, të cilin e kam lexuar para do vitesh, por kam haruar vendin e publikimit si dhe autorin satirik, prej të cilit, kërkoj ndjesë. Nga thelbi i atij teksti, sa më ka mbetur në memorie, kam thurur artikullin në vijim, në poezi, siç kundër ishte edhe originali.
Evidentimi i tekstit
O udbashë, kokë dashë, idiotë, mendje trashë, sahanlëpirës dhe zagarë, tradhëtarë, të pa parë. Pro komunistë, keni qënë, emër të fëlliqur, keni lënë. Për patriotë, jeni shitur, të rinjtë keni nxitur, demonstrata të organizojnë, nëpër burgje, të përfundojnë. Shok e miq, keni spionuar, pozita dhe tituj të lartë shkencore, pa djersë, keni fituar.
Komunizmin, për të përjetshëm, e keni imagjinuar, për fitoren e demokracisë, mendja, kurrë, s’ju ka shkuar, një ditë që ka, për t’iu befasuar, fëtyrën e vërtetë, për t’ua demaskuar, emrat publik, duke ua bërë, t’iu njohë, një botë e tërë. Çështjen kombëtare, tepër, keni dëmtuar,
kurrë, kjo, s’ka për t u harruar, pasardhësit, keni turpëruar, brez pas brezi, do t’iu kujtojnë, përherë, do t ’iu mallkojnë.
Si gjeli, pa bisht, tani, keni mbetur, ju urejnë, të gjallë, e të vdekur. Prandaj, nga unë, kini një mesazh, ose porosi, si t’a quaj, nuk e di:Mos shisni, akoma, dëngla dhe çallëme, se ajo kohë, ka perrënduar, kurrë, s’keni, për ta shijuar, por, një gjë, duhet të kuptoni dhe t’a realizoni: Amanetin e historianit të Kosovës, t’a kujtoni, falje, nga populli, të kërkoni, në varrim, asnjë mos ftoni, se njerëzit e familjes, mund t’i kompromitoni, nga thash e thënet, që do dëgjojnë, në varr kur t’iu lëshojnë.
Në vend të përfundimit
Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë,, thotë fjala popullore, gjë që vlen edhe për udbashët, ose kodoshët, siç i quan populli ynë. Unë, nga këta njerës, kam fituar një Dosje prej rreth 500 faqesh, nga e cila kam mësuar shumë gjera për veprimtarinë balliste të babai dhe xhaxhait tim në Shqipëri, ku luftonin në anën e çetave të Mitat Frashërit, kundër atyre komuniste, sidomos për veprimtarinë e babait im në Gjermani, ku qendroi pothuajse tërë jetën, një kohë të gjatë, i inkuadruar në organizatën amerikane ,,4000 shqiptarë,, e cila kish për qëllim rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës etj., shënime këto, të cilat, nuk i dinja, por i mësova nga Dosja komuniste, e thurur pra, nga udbashët në fjalë, të cilëve, publikisht, përmes shtypit të përditshëm, u jam falendeuar.