OBSH: COVID-19 po ikën, bëhuni gati për pandemi tjetër

Në mënyrë cinike dhe pa asnjë droje, kreu ende në post, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se tani që vaksina COVID-19 është fare pranë, vendet duhet të fillojnë të investojnë dhe të përgatiten për pandeminë e ardhshme, duke paralajmëruar kobshëm se të tjera pandemi priten të godasin njerëzit. Paralajmërimi vjen njëkohësisht me apelin që lëshoi edhe Kina.


Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e bëri paralajmërimin në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin.

Ai mori hapur në mbrojtje Kinën, kur tha se vendet që janë marrë me koronavirusët e kohëve të fundit, përfshirë SARS-in, ose sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, dhe MERS, ose sindroma respiratore e Lindjes së Mesme, si dhe sëmundje të tjera infektive, kanë pasur më shumë sukses në kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Kurse në të njëjtën kohë sulmoi qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tjera vende në BE se nuk morën masa.

“Pavarësisht paralajmërimeve prej disa vitesh, shumë vende nuk ishin të gatshme për COVID-19”, tha Tedros në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin. “Shumë vetë, gabimisht kishin menduar se sistemet e tyre të forta shëndetësore do t’i mbronin ata.”

“Tani të gjitha vendet duhet të veprojnë duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe të investojnë në masat që do të parandalojnë, kontrollojnë dhe zbutin krizën e ardhshme,” tha Tedros. “Është gjithashtu e qartë që sistemi global i gatishmërisë kërkon vëmendje.”StrugaLajmStrugaLajm

OBSH është kritikuar nga disa vende për trajtimin e saj të pandemisë pasi Kina raportoi rastet e para në fillim të këtij viti.

Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë një nga kritikët më të zëshëm dhe më 29 maj njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga organizata globale e shëndetësisë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se do ta përmbysë atë vendim kur të marrë detyrën në janar.

Shefi i OBSH-së theksoi nevojën që vendet e pasura dhe të varfëra të kenë qasje të barabartë tek një vaksinë COVID-19, duke thënë se vënia e shkencës në shërbim të të gjithëve nuk është bamirësi, por në interesin më të mirë të çdo vendi.StrugaLajm

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të rimendojnë rrënjësisht se si i japin përparësi dhe e shohin shëndetin nëse duan të shmangin një krizë tjetër të përmasave të ngjashme.

“Pandemia provoi që një krizë shëndetësore nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por është një krizë sociale, ekonomike, politike dhe humanitare,” tha ai. “Rreziqet e investimeve të pamjaftueshme në shëndetësi kanë ndikime të gjera, dhe po ashtu edhe përfitimet e investimeve në shëndetësi.”

Të premten, Bahreini u bë vendi i dytë që miratoi përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit Pfilzer-BioNTech. Britania ishte vendi i parë që hapi dritën jeshile për vaksinën.

Sfida është mbajtja e vaksinës në temperatura shumë të ulëta. Ajo duhet të ruhet në temperatura rreth minus 70 gradë Celsius (minus 94 gradë Fahrenheit). Temperaturat në Bahrein rregullisht janë rreth 40 C (104 F).

Bahreini tashmë ka injektuar tek 6.000 njerëz me një vaksinë kineze që përdor një version të vdekur të virusit. Vendi mesdhetar ka pasur gati 88.000 raste të koronavirusit dhe gati 350 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Rastet e konfirmuara me COVID-19 në shkallë globale kanë tejkaluar shifrën 65 milion me më shumë se 1.5 milion vdekje. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara – më shumë se 14 milionë deri më tani – dhe gati 279.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

In : Aktuale

Loading...
loading...