OBSH: Tetori dhe nëntori do të jenë të rënda për Evropën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret rritje të numrit të rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Evropë gjatë tetorit dhe nëntorit, periudhë e cila sipas parashikimeve do të jetë “më e rëndë” sa i përket epidemisë, deklaroi sot për Frans pres, drejtori i degës evropiane të organizatës, transmeton Beta.

“Punët do të bëhen të vështira. Do të shohim shkallë më të madhe të vdekshmërisë në tetor dhe nëntor”, deklaroi Hans Kluge.

Pritet rritje e numrit të rasteve të vdekjes në bazë ditore për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infeksionit me përhapje të sërishme të epidemisë në Evropë, thekson OBSH-ja.

Dega evropiane e OBSH-së sot dhe nesër mban takim me rreth 50 vende-anëtare për këmbim të mendimeve për përgjigje të pandemisë dhe për harmonizim të strategjisë pesëvjeçare.StrugaLajm

Funksionari i lartë në organizatë, selia e të cilit është në Kopenhagë, i paralajmëroi ata të cilët mendojnë se fundi i epidemisë do të përputhet me zhvillimin e vaksinës, e cila ende po zhvillohet.

“Vazhdimisht po dëgjoj se vaksina do të thotë fund të epidemisë. Natyrisht që jo”, ka thënë Kluge.StrugaLajm

Ai tha se fundi i pandemisë do të jetë në momentin kur, si bashkësi, do të mësojmë të jetojmë me atë pandemi.

“Kjo varet nga ne. Ky është mesazh shumë pozitiv”, tha Kluge.

Në të njëjtën kohë, numri i rasteve të vdekjes gjatë një dite për momentin është në nivel nga fillimi i qershorit, rreth 400 deri në 500 raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, sipas burimit të njëjtë.

In : Aktuale

Loading...
loading...